Një person, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Fier.


Policia bën me dije në pranga  ka rënë një 44-vjeçar, i cili përdorte katër identitete: Edison Mërtiri, Edison Prifti, Adison Prifti dhe Artan Budo.


Ky person rezulton u dënuar në Itali me 8 vjet, 3 muaj dhe 20 ditë burgim për veprën penale “Grup kriminal me qëllim shfrytëzim prostitucioni si dhe organizator për emigrim të paligjshëm”.


Njoftimi i plotë:


Fier


Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.


Policia e Fierit në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe ndaluan një shtetas të dënuar me 8 vjet, 3 muaj dhe 20 ditë burgim për veprën penale “Grup kriminal me qëllim shfrytëzim prostuticioni si dhe organizator për emigrim të paligjshëm”.


Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Interfoza italiane, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e mara në rrugë policore, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohëshëm me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Edison Mërtiri (Edison Prifti) (Adison Prifti) (Artan Budo), 44 vjeç, banues në Fier.


Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Torinos/Itali e ka dënuar me 8 vjet e 3 muaj e 20 ditë, për veprën penale “Grup kriminal me qëllim shfrytëzim prostuticioni si dhe organizator për emigrim të paligjshëm”.


Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.