Një 29-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë.

I riu ishte në kërkim pasi dyshohet për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal.

Ekstradimi është realizuar në kuadër të bashkëpunimit mes autoriteteve ligjzbatuese shqiptare dhe atyre gjermane, me qëllim vënien përpara drejtësisë të personave të kërkuar për vepra penale.

Pas mbërritjes në Shqipëri, 29-vjeçari do t’u nënshtrohet procedurave të mëtejshme ligjore në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij.

Operacioni është pjesë e përpjekjeve të autoriteteve për lokalizimin dhe ekstradimin e shtetasve shqiptarë që kërkohen nga drejtësia dhe ndodhen jashtë vendit.