Një 30-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar sot në pikën kufitare të Morinës.

Mësohet se i riu nga Presheva, ishte në kërkim nga autoritetet austriake për trafik droge dhe u kap teksa po hynte në territorin e Shqipërisë. Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Vjenën, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Austri.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që kërkohej nga autoritetet austriake, për trafikim të lëndëve narkotike, ndalohet 30-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të bazuara tek analiza e riskut, të kryera në kuadër të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare të Morinës, me objektiva goditjen e krimeve në kufi dhe parandalimin e lëvizjes së shtetasve që janë në kërkim, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Kukës, shtetasi O. K., 30 vjeç, banues në Preshevë.

Nga verifikimet e detajuara dhe intervistimi në vijë të dytë, ai rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të autoriteteve austriake, për trafikim të lëndëve narkotike.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Vienën, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Austri.