Një 50-vjeçar është arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 88”.
Bledar Mansaku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.
Gjykata e Apelit në Firence, në vitin 2024, e ka dënuar me 7 vjet burg për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Arrestimi provizor i këtij shtetasi u krye me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
