Në kuadër të kontrolleve në PKK Kapshticë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë ndaluar dy shtetas në kërkim.

E. Rr., 26 vjeç, banues në Elbasan, është ndaluar pasi ka qenë i dënuar me 9 muaj burgim për “Moskallëzimi i krimit”, ndërsa i mbeten për të vuajtur edhe 2 muaj e 11 ditë.

Po ashtu, E. E., 33 vjeç, banues në Pogradec, është ndaluar për shkak të masës së sigurisë “Arrest në burg” lidhur me akuzën për prodhim dhe shitje narkotikësh.

NJOFTIM:

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë

Në kuadër të kontrolleve dhe intervistimeve të thelluara nga shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në PKK Kapshticë, u ndaluan shtetasit në kërkim:

E. Rr., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e ka dënuar me 9 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 muaj e 11 ditë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

E. E., 33 vjeç, banues në Pogradec, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.