Foto Ilustruese


Kërkohej prej 4 vitesh nga drejtësia për tentativë vrasjeje, ekstradohet nga Italia një 32-vjeçar pukian. Burimet zyrtare të Policisë së Shtetit deklaruan sot se Hoseantonio Quni, 32 vjeç, është ekstraduar sot nga Italia.


I njëjti burim sqaron se gjykata e Tiranës ka dhënë për Qunin masën e sigurisë ” arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale  “Vrasje me dashje mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”. Mësohet se më datën 13 shtator 2008, Quni në bashkëpunim me një mikun e tij, kanë plagosur me thikë shtetasin me inicialet E.V.


Ngjarja ka ndodhur restorant “Guva e Qetë” në rrugën Esat Toptani, në Tiranë. Ai u arrestua në Firenze në 3 mars të këtij viti me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.


13 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)