Është arrestuar Aldo Avdyli, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Edmir Bregut.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se Avdyli u arrestua mbrëmjen e djeshme falë bashkëpunimit të Policisë së Durrësit.

Arrestimi është kryer pas një operacioni të mirëkoordinuar në kryeqytet, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme mbi rrethanat e kapjes apo rolin konkret të Avdylajt në planifikimin e atentatit.