Ditën e sotme Aldo Avdylaj i shpallur në kërkim për vrasjen e Edmir Bregut është arrestuar nga autoritetet.

Policia ka publikuar pamjet nga aksioni i RENEA-s për arrestimin e Aldo Avdylajt, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Edmir Bregut.

Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh dhe Forcat Speciale RENEA. Gjatë ndërhyrjes në banesën ku 37-vjeçari fshihej, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri, një pistoletë me municion luftarak.

Ky aksion është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të strukturave operacionale për të lokalizuar, kapur dhe ndaluar personat e shpallur në kërkim. Bazuar në informacionet operative për një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Policia organizoi dhe përfundoi me sukses operacionin policor të koduar “Ghosts”.