Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Një person është futur i armatosur në ambientet e gjykatës dhe ka qëlluar me armë në drejtim të gjyqtarit Astrit Kalaja.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Autori është vënë në pranga dhe i është sekuestruar edhe arma.

Dinamika e ngjarjes është e paqartë, pasi nuk dihet se si autori ka mundur të depërtojë me armë brenda në ambientet e gjykatës, pasi në hyrje të saj ka një detektor metalik.