Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kreut të PD, Sali Berisha në lidhje me debatin për pezullimin nga detyra me vendim të GJKKO të Belinda Ballukut e marrë e pandehur nga SPAK.
Rama tha se ankimimin në Kushtetuese e ka bërë vetë ai si kryeministër, për parimin e mosndërhyrjes së një pushtetit tjetër të pavarur në pushtetin e pavarur ekzekutiv.
“E dini kush e ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese pezullimin e ministres nga një prokuror dhe gjykatës? E kam ankimuar unë si kryeministër jo si Rama dhe jo për ministër ose zv.kryemonistër, por për parimin e mosndërhyrjes së një pushtetit tjetër të pavarur në pushtetin e pavarur ekzekutiv. Shkurt kjo është një betejë institucionale gjyqësore për të mos lejuar atë që nga Venecia konsiderohet shkelje e palejueshme e kufirit ndarës mes pushteteve. Jam palë dhe flas si palë, nuk i bëj presion askujt”-, tha Rama.




