Deputeti socialist Erion Braçe ka ndezur motorët e fushatës, teksa pranon se kësaj here nuk ka një garë të lehtë për t’u rizgjedhur deputet përmes listës së hapur në Tiranë.

Braçe ka ripublikuar foton e tij ku shfaqet i dhunuar nga kundërshtarët politikë në zgjedhjet e largëta të 1996-ës, dhe thotë se përmes kësaj fotoje i detyrohet një shpjegim vajzës së tij dhe mbesës që votojnë për herë të parë.

Ai thotë se prej 26 majit të ’96-ës vetëm ka fituar në beteja politike, dhe shprehet i bindur se këtë do të vijojë ta bëjë sërish.

Postimi i Braçes

Nuk është 26 maj sot, jo!

Fotoja është e 26 majit 1996, zgjedhjet e para ku unë jam zgjedhur masivisht.

Ka disa arsye pse po e publikoj sot;

E para, i detyrohem një spjegim vajzës sime që do votoj për herë të parë në zgjedhje politike dhe mbesës time që do votoj për herë të parë në jetë;

I detyrohem një spjegim për hundën e shtrembër, buzën e çarë dhe zgjedhjet si ishin, me qëllim që të dinë çka ndodhur e të kuptojnë se në këtë vend, të zgjedhësh ka qenë luftë, jo e drejtë!

E dyta, për tu thene se une nuk kam kërkuar kurrë gjë në Partinë Socialiste, qeveritë e saj, pushtetin partiak, ekzekutiv qendror apo vendor, perfshire dhe dje, shuuuuumeeee qarte; kurrë, asgjë;

Nuk me ka dhuruar kurre kush gje, jam zgjedhur, me votë brenda partisë e jashtë saj; kam respektuar cilindo qe me ka votuar, mandatet i kam marre e mbajtur si kontrata pune dhe thjesht kam shërbyer; nga njera pale zgjedhje ne tjeter, kam marre po me vote vleresimin e punes se bere e jam shuuuuumeeee mirenjohes per cdo here qe besimi eshte rinovuar dhe puna ka vijuar.

E treta, kurre nuk kam zgjedhur e patur nje garë të lehtë; une jam zgjedhur deputet ne 26 maj 1996 ne nje zone njemerore, koke me koke; ne kulm te pushtetit te forte e te dhunshem e qe notonte ne detin me leke te fajdeve; sic e shihni i lare ne gjak e kur mbi koken time behej qitje me arme zjarri. Mire do ishte ta harroja, por mirë është ta spiegoj për çdo të ri-pavaresisht moshes, per te kuptuar se si hyet ne Parlament!

E katerta, kurre por kurre skam punuar per te krijuar rehat rreth meje, liqen pa dallge si kufi sigurie dhe i perjetshem per vete, mireqenie e luksi; gjithcka rreth meje ka qene pune; jane mijera ditë pune me shenjë dhe, jane mijera ata qe kane punuar me mua e ju deshmojne se, te gjithe bashke krijuam nje model pune prej te cilit kane dale plot e plot djem e vajza te reja per te cilet nuk u bëra kurrë pengesë; pashe dje listen e Lushnjes e Divjakes e kater nder kandidatet ne te, jane produkt i ketij modeli pune e promovimi permes punes; puna e tyre e jo deshira e tyre i ngjiti aty.

Nga 26 maji, ne kete menyre, periudhat kohore u bene beteja të fituara, pa humbur kurrë!

Ka qenë nderi i jetës të bëra këtë punë, ta bëja këtë punë me socialist të drejtë e të ndershëm, ti shihja të fitonin si socialistë!

Këtë do bëj përsëri!

Nuk ka pike rendesie si deputet apo jo!

Si socialist ka vlerë pa fund!