Ish-deputeti Nikoll Lesi ishte i ftuar sot në emisionin “Shqipëria Live”, ku foli për zhvillimet e fundit politike në vend.
I pyetur se kush është aktualisht personi më i besuar i kryeministrit Edi Rama brenda Partisë Socialiste, Lesi u shpreh se nuk mund të japë një emër konkret pasi janë shumë persona brenda PS. Lesi shtoi se Rama beson, por edhe kontrollon sjelljen dhe veprimet e të besuarve.
“Nuk e di kë ka njeri më të afërt Rama për momentin. Rama të beson por edhe të kontrollon. Të jep detyrat e tua dhe të vendos rregulla. Në momentin që i shkel ato rregulla, ai të thotë ja ku e ke derën. Ka shumë persona që mund të jenë më të besuarit për Ramën dhe nuk mund të jap një emër konkret.”- tha ai.



