Ndërhyrjet te fëmijët nga 0 deri në 8 vjeç u bënë nga mjekë australianë


Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” vetëm gjatë javës së fundit janë kryer 16 ndërhyrje kirurgjikale te fëmijët e vegjël, për shkak të problemeve në veshka dhe rrugët urinare, kryesisht defekte të lindura apo të fituara gjatë viteve të para të jetës. Ndërhyrjet janë kryer te fëmijë të cilët janë në vitet e para të jetës e deri tek ata të moshës 8-vjeçare.


“Bashkëpunimi ka dhënë një rezultat shumë të mirë, mund të them se një pjesë e mirë e këtyre fëmijëve do të operohen plotësisht, ndërkohë që pjesa tjetër ka përmirësime madhore të shëndetit. Për disa të tjerë do të vazhdojë trajtimi”, ka nënvizuar Alushnai. Sipas tij, edhe ekipet shqiptare të mjekëve do të kenë mundësinë e shkëmbimit të eksperiencave në Australi. Ndërkohë që për drejtorin e QSUT-së, Saimir Ivziku, ky lloj bashkëpunimi me mjekët e huaj do të shtrihet në të gjitha pavijonet, si për të realizuar konsulta mjekësore ashtu edhe për ndërhyrje kirurgjikale. “QSUT-ja do të vazhdojë bashkëpunimin me mjekët e huaj, kjo është një përvojë e nisur, e cila po forcohet dita-ditës tashmë. Institucioni ka një bashkëpunim shumë të mirë edhe me ekipe të tjera të mjekëve, të cilët do të vazhdojnë të kryejnë konsulta dhe ndërhyrje në shumë shërbime të tjera. Ekipi i mjekëve australianë pritet të rikthehet sërish pas një viti në QSUT, për të parë gjendjen shëndetësore të fëmijëve të operuar tashmë, si dhe për të kryer të tjera operacione të reja. Lo.Mi.