Gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar dhe kabinetit qeverisës, Edi Rama duke folur për rrugët që ka Shqipëria drejt anëtarësimit, iu drejtua dy ministreve të tij përgjegjëse për negociata me BE, Majlinda Dhuka dhe Adea Pirdeni, duke u thënë se duhet që të shpjegojnë dhe informojnë më shumë deputetët e PS.

Sipas Ramaës ata duhet të jenë të informuar për çdo gjë në lidhje me rrugën që Shqipëria ka në finalizimin e këtij objektivi, në mënyrë që ata të ndihmojnë me eksperiencën dhe profilizimet e caktuara të tyre.

“Vi të pika tjetër, kemi patur deri më sot disa raste që procesi i diksutimeve dhe miratimit të ligjeve që kanë të bëjnë me BE është vonuar apo është marrë lehtë si proces ku kemi lirinë të fusim duart sipas opinioneve tona. Nuk e kemi këtë liri, kemi lirinë të negeciojmë me BE, po jo të diskutojmë. Negociatat mbi një draft që hyn në të gjithë mekanizmin e gjerë dhe kompleks të arkitekturës së ligjit Europian negociohet me komisionin i imponohet qeverisë dhe vjen në parlament.

Kur vjen në parlament duhet miratuar jo diskutuar, që t’i hyjmë diskutimit të një ligji duhet të diskutojmë a duam të hyjmë në BE apo jo. Dhe këtu kam një shembull. Shumë bëjnë gabimin që nuk duhet bërë, marrin një draft që vjen nga qeveria dhe i referohen vendeve të tjera të BE dhe thonë pse ta bëjmë ne kur ata nuk e kanë.

Këtë po e ndaj me ju si eksperiencë dhe ju ftoj të jeni të gjithë të përthyeshëm në këtë pikë. Se kur thoni duam ta bëjmë si Franca, përgjigjja është e thjeshtë, duhet të jeni Franca, nuk ju kemi kërkuar ne, jeni ju që keni kërkuar, por për ju kemi kushte nëse doni. Nëse s’doni mund ta bëni sit ë doni. Kjo nuk ndodh vetëm me Shqipërinë. Procesi ka sjellë rëndim të kushteve për ata që kanë ardhur më pas,“- tha Rama.