Policia e Tiranës ka zbuluar një magazinë ku ruheshin fishekzjarrë të destinuar për shitje të paligjshme.
Pas kontrollit, në pranga ra pronari i objektit, i cili do të përballet me akuzat për shpërndarje të paautorizuar të materialeve piroteknike.
Autoritetet kanë sekuestruar të gjithë fishekzjarrët dhe po vijojnë hetimet për të zbuluar rrjetin pas veprimtarisë kriminale.
NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet operacioni policor “Fireworks” për ndalimin e përdorimit të lëndëve piroteknike, në kundërshtim me rregullat dhe me kriteret.
Konstatohet një magazinë në rrugën “Besim Fagu”, ku mbahej një sasi e madhe fishekzjarresh, me qëllim shitjen. Vihet në pranga pronari i magazinës. Sekuestrohen qindra fishekzjarre të modeleve të ndryshme, të paketuara në koli.
Si rezultat i 40 kontrolleve intensive të kryera nga strukturat e DVP Tiranë, në zbatim të planit të masave me objekt kontrollet e subjekteve që shesin në mënyrë të paligjshme lëndë piroteknike/fishekzjarre, nga ana e shërbimeve të Policisë së Komisariatit Nr. 4, është konstatuar një magazinë në një garazh, në rrugën “Besim Fagu”, Tiranë, ku mbaheshin qindra koli me fishekzjarre, me qëllim shitjen.
