Në prag të mbledhjes së Parlamentit, që do të mbahet më 12 shtator, lëvizjet duket se kanë nisur edhe në kampin blu.

Kreu i Partisë Demokratike ka thërritur mbledhje të kryesisë ditën e mërkurë, në orën 13:00. Rëndi i ditës do të jenë diskutime dhe vendimmarrje mbi qëndrimin e PD në lidhje me zhvillimet politike në vend. Kujtojmë se më herët Berisha deklaroi se opozita do të zhvillojë një betejë në të gjitha frontet për t’i rikthyer qytetarëve votën e lirë.

“Opozita shqiptare do të luftojë në të gjitha frontet, do të bëjmë gjithçka për t’u kthyer shqiptarëve votën e lirë. Çdo kohë ka risitë e veta,”– u shpreh ai, duke theksuar përkushtimin e PD-së në këtë drejtim.