Ish-Presidenti Ilir Meta është arrestuar sot me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Arrestimi ka ndodhur pak para një konferencë për shtyp që ai kishte njoftuar të mbahej në orën 13:40, si çdo të hënë nga selia e Partisë së Lirisë.
Ky zhvillim ka shkaktuar reagime të menjëhershme, përfshirë edhe atë të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e cilësoi arrestimin si një akt të motivuar politikisht. Berisha tha se ky veprim është një përpjekje për të ndëshkuar kundërshtarët politikë dhe për të eliminuar opozitën.
Arrestimi i Metës ka nxitur shqetësime mbi klimën politike në vend dhe intensifikimin e tensioneve mes qeverisë dhe opozitës.