Tre të rinj kanë përfunduar në prangat e policisë së kryeqytetit, pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh të ndodhura në kryeqytet. Shtetasit Dorian Beqir Alia, 20 vjeç, banues në Tiranë dhe adoleshentët me inicialet, R. K, 16 vjeç, dhe A.Hasandocaj, 17 vjeç u ndaluan nga uniformat blu të Komisariatit numër 4 në kryeqytet, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar një sërë vjedhjesh, kryesisht çanta, varëse e banesa.


Njoftimi është bërë përmes një konference për mediat nga zëdhënësja e Policisë së Shtetit së Shtetit, e cila theksoi se janë identifikuar edhe dyqanet ku janë shitur bizhutë e vjedhura, si dhe po merren masa për tregtimin e paligjshëm të floririt.

Ndërkohë, në bashkëpunim me Policinë Tatimore pritet të dokumentohen të gjitha vjedhjet që janë bërë nga të rinjtë, si dhe argjendaritë ku i kanë shitur bizhuteritë e grabitura, ndërsa materialet ju referuan Prokurorisë së Tiranës për konsumim të veprës penale të vjedhjes.

20 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)