Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka kërkuar një laptop për të pasur mundësinë të njihet më mirë me aktet e dosjes, kërkesë e cila është bërë publike gjatë seancës së gjyqit të tij.

Avokatët e Veliajt kërkuan nga gjykata më shumë kohë për t’u njohur me materialet dhe kërkuan që klienti i tyre t’i dërgohet aktet në qelinë e tij për t’u njohur personalisht me to.

Në përgjigje të kërkesës, prokurori i SPAK reagoi dhe i kërkoi mbrojtjes që të paraqitet në gjykim, duke theksuar se përfaqësuesit ligjorë të Veliajt janë njohur tashmë me aktet dhe nuk është arsye për shtyrje të mëtejshme të procesit.

Seanca e radhës do të zbardhë nëse do të pranohet kërkesa e Veliajt për laptop dhe kohë shtesë për njohjen e aktve.