Zëvendësdrejtori i Burgjeve, Femi Sufaj në një dalje të tij të fundit për mediat ka folur në lidhje me takimet private të të burgosurve.
Sufaj foli në lidhje me rastin e të dënuarit me burg përjetë, Laert Haxhiut i cili pati një takim privat me modelen, Ziza Pajaziti. Ai ka konfirmuar se ka ndodhur një takim mes tyre dhe se ka zgjatur shumë pak.
Por më tej, Sufaj ka hedhur poshtë pretendimet se vajza të tjera janë futur brenda burgut për të zhvilluar takime me të burgosurit. Sipas tij, nga 7 mijë takime gjatë muajit qershor në burgje, pjesa më e madhe janë takime me familjarët dhe avokatët.
Ai ka folur edhe me shifra konkrete ku sipas tij në muajin qershor janë zhvilluar 100 takime intime. Zëvendësdrejtori theksoi se takimet intime sipas ligjit zhvillohen vetëm me bashkëshortet ose bashkëjetueset e të burgosurit. Për rastin e Haxhiut modelja ka zhvilluar takim me të si e afërme.
“Në qershor janë bërë shumë takime ku 7 mijë e ca takime janë me familjarët, mbi 1 mijë me avokatët dhe 100 janë intime. Sipas ligjit këto takimet intime janë takime, që duhet që të jenë bashkëshortët, ose bashkëjetuesit e të dënuarit. U konstatua një shkelje e procedurave në burgun e Korçës, e cila vjen si e afërme dhe futet në takim. Dhe ne kemi marr qëndrimet tona administrative dhe nuk është konstatuar që të jetë një rast i dytë. Nuk ishte takim i zgjatur, por takim në dhomën e vizitave. Gjithë kjo zhurmë nuk dihet pse po bëhet,”– u shpreh ai për reporttv.