Demokrati Ervin Salianji, i ftuar në nisjen e sezonit të ri të “Top Story”, foli për disa nga problematikat e sezonit veror në vendin tonë.
Ai u ndal tek menaxhimi i zjarreve, kjo pas situatës së pazakontë që u përball vendi ynë, në disa qytete të Shqipërisë.
Salianji u shpreh se nuk mund të bëhet një krahasim me vendet e tjera, përfshirë Greqinë, sa i përket zjarreve, teksa theksoi se këtu mungon menaxhimi i duhur.
Ndër të tjera demokrati u ndal edhe tek një prej deklaratave të kryeministrit Rama sa i përket turistëve.
“Në Shqipëri ka menaxhim katastrofë të zjarreve. Do të jemi brenda mekanizmit të mbrojtjes civile të be ka thënë, ca sollën, e di farë ndodhi, në Gramsh dy zyrtarë që dilnin me foto me zjarrin, disa hallexhinj të tjerë po kishin degë për të shuar zjarret. Kjo është situata, doni të marrim tjetër gjë çfarë prodhoi vera e qeverisë.
Uzurpimi i pushtetit tjetër, ku keni parë ju në vend tjetër të botës, përveç Kim Yong Un pushtete të ndara. Vesh një palë tuta dhe del zhup zhup zhuip nëpër vende…, ku ndodhin këto në ende të tjera të botës. Për çfarë e kemi votuar.
Si mo del kryeministri dhe flet me përçmim se na vinë shqipet në Shqipëri ne dhe na e mbushin Shqipërinë me plehra. Po të mos jenë shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë së Veriut, këtu turizmi ynë mbytet”, tha Salianji.