Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ku shfaqej një person duke hedhur mbeturina nga dritarja e një automjeti në lëvizje, ka nxitur ndërhyrjen e menjëhershme të policisë.

Autori në video është identifikuar si Kozak Braçi, personazh i njohur në platformën argëtuese TikTok, ai u shoqërua në komisariat ku mori gjobën prej 1 milionë lekësh.

Policia e Komisariatit Nr. 4 në Tiranë reagoi menjëherë pas publikimit të videos duke kryer verifikimet e nevojshme. Pavarësisht se pamjet ishin regjistruar disa kohë më parë, autoritetet arritën të identifikonin personin që kishte ndotur mjedisin dhe e shoqëruan atë për veprime të mëtejshme procedurale.

Në përfundim të veprimeve, Kozak Braçi u ndëshkua me një gjobë prej 100 000 lekësh, bazuar në nenin 351 të VKM nr. 153, datë 07.04.2000 dhe nenin 15 të Kodit Rrugor.

Ndërkohë, materialet procedurale për këtë rast i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për vlerësim të mëtejshëm ligjor.