Monika Kryemadhi u pyet sot nga gazetarët në lidhje me përgjimet në shtëpinë e saj të zbardhura në dosjen e SPAK.
Kryemadhi në një deklaratë të gjatë për gazetarët deklaroi se në shtëpinë e saj kanë qenë politikanë të shumtë, duke i përmendur me emra, por edhe biznesmenë. Ajo tha se ka ndihmuar shumë njerëz gjatë karrierës së saj politike, dhe sipas saj do të vijojë ta bëj këtë gjë.
“Në atë shtëpi ka hyrë Edi Rama, Sali Berisha, Lulzim Basha, Sokol Olldashi dhe Erion Veliaj. Në shtëpinë time ka hyrë kushdo, pse ça jam unë njeri pa njeri.
Në shtëpinë time kanë qenë edhe biznesmenë. Kam ndihmuar çdo njëri. Biznesmenë, politikanë, njerëz të thjeshtë, kushdo që do të më kërkojë ndihmë do ta bëj. Është turp, ne njihemi me njëri tjetrin.
Gazetari: Uroj t’i keni filmuar të gjitha këto.
Monika Kryemadhi: Pse duhet të filmoj njerëzit unë?! Për sa i përket faturave, nuk është marrë Meta me asgjë nga ekonomia në Shqipëri. Nuk është marrë absolutisht për asgjë, edhe ato dy fatura që ia kam paguar unë janë të ndara në zëra dhe s’ka punë farë. Deklarimin e pasurisë e kam bërë unë gjithmonë jo ai.