Ka nisur sërish me debate të forta mbledhja e Komisionit për Sterilizimin në Kuvendin e Shqipërisë.

Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi tha se Plarent Ndreca ka hall nëse do të shkojë në SPAK me këmbët e veta apo me avokat. Ajo tha se lista e deputetëve të Durrësit është bërë nga bandat.

Ndërsa, Ndreca ia ktheu se ndryshe nga PD, PS nuk e konsideron SPAK-un organizatë kriminale.

Albana Vokshi: A jeni në tërezi apo jo. Nuk bëhet kështu mbledhja. Rendin e ditës e bën kryetarja.

Plarent Ndreca: E bën mbledhjen ¼ e anëtarëve. Po bën presion. Nuk ma ndjen hiç se çfarë thua. Ju e keni penguar Komisionin. Ne kemi pritur gjithmonë me shumë durim.https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fkuvendishqiperise%2Fvideos%2F880033374104319%2F&show_text=false&width=560&t=0

Albana Vokshi: Si të vijnë mbrapa këta ty. Në SPAK do shkosh me këmbët e tua apo do marrësh avokat. Ky është halli. Lista e Durrësit ka gjysmën e deputetëve në burg. Lista është bërë me urdhër të bandave.

Plarent Ndreca: Ne SPAK nuk e konsiderojmë organizatë kriminale, ndryshe nga ju.