Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka theksuar mungesën e ilaçeve në spitalin e Lushnjes. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Korreshi tha se thonë që në Lushnje mungojnë 13 medikamente, por sipas tij nuk ka asgjë. Me batuta, demokrati tha se po të hëngrën qentë, nuk ka tetanoz dhe tërbohesh. 

“Në Lushnje thonë mungojnë 13 medikamente, por nuk është hedhur tenderi për vigonat. T’ju jap unë listën e medikamenteve, jo që mungon, por asgjë nuk ka! Të të hanë qentë, nuk ka tetanoz, tërbohesh!”, tha Korreshi.