Një demokrat që mori pjesë në foltoren e Sali Berishës në Kamzë ngriti shqetësimin për shtrenjtimin e biletës së transportit urban.
Ai theksoi se pjesë e vendimit për rritjen e çmimit ishin edhe disa këshilltarë demokratë, të cilët votuan pro rritjes së çmimit të biletës. Gjatë fjalës së tij, qytetari vuri theksin te kontrasti brenda PD-së, duke thënë se qytetarët angazhohen politikisht pa mbështetje financiare, ndërsa përfaqësuesit demokratë në bashki marrin vendime që shkojnë kundër interesit të tyre.



