Ministri për Evropën e Jashtme, Igli Hasani ka mbajtur një konferencë për mediat ditën e sotme, ku ka folur në lidhje me arritjet e diplomacisë shqiptare për 2023 dhe prioritetet për vitin e ardhshëm.
Duke iu refetuar integrimit në Bashkimin Europian, Hasani tha se presin lajme të mira në fillim të vitit 2024 sa i takon negociatave.
“Në 2023 kishim një progres të ndjeshëm në procesin e integrimit europian. Puna e Shqipërisë në këtë drejtim është vlerësuar si një model suksesi për gjithë rajonin. Shqipëria është sot gati për Konferencën e Dytë Ndërqeveritare. Negociatat me BE, presim lajme të mira në fillim të vitit 2024.
Diplomacia shqiptare në 2023, periudhë e paprecedentë arritjesh dhe suksesesh. Në tre vitet e fundit, Shqipëria rol të dorës së parë në forumet më të larta të politikës ndërkombëtare. Mandati në KS, na u dha në një kohë jo të lehtë për politikën ndërkombëtare. Megjithatë ia dolëm të kemi një performancë dinjitoze e të respektuar”, tha ministri.