Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të pushojë çështjen ndaj Muhamet Rrumbullakut, ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë.
Rrumbullaku dyshohej për transferimin e paligjshëm të dy oficerëve të Policisë dhe po hetohej për shpërdorim detyre, por SPAK tha se nuk gjetën prova për kryerjen e veprës penale për të cilën u bë kallëzimi penal ndaj tij.
Në nëntor të vitit të kaluar Rrumbullaku është pyetur si persom në dijeni për rreth një orë në Prokurorinë e Posaçme si person në dijeni për hetimin që kishte të bënte me transferimet e punonjësve të policisë. Hetimi kishte nisur më herët nga Prokuroria e Beratit por dosja u transferua në SPAK për shkak të kompetencës. Bëhet fjalë për 20 transferime në radhët e uniformave blu që disa pretenduan se ishin të paligjshme.



