Kryetari i Bashkisë së Devollit, Eduard Duro, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) për të vijuar seancën e radhës lidhur me hetimet për akuzën e “shpërdorimit të detyrës.”
Duro është vënë nën hetim vitin e kaluar pasi dyshohet se licencoi një pikë karburanti pa leje, veprim që u denoncua nga një subjekt tjetër privat në Prokurorinë e Posaçme.
Përveç Duros, pesë punonjës të tjerë të bashkisë, përfshirë specialistë të taksave dhe sekretarin e përgjithshëm të institucionit, janë gjithashtu nën hetim për shkelje të ngjashme.
Prokuroria e Posaçme po vijon hetimet për të zbardhur detajet e plotë të rastit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të përfshira.
