Një 30-vjeçare është proceduar penalisht në Lezhë, e akuzuar për braktisjen e fëmijëve të saj të mitur.

Mësohet se e reja u kallëzua nga ish-bashkëshorti i saj, i cili ka deklaruar se ajo kishte braktisur 3 fëmijët e tyre të mitur dhe ishte larguar jashtë vendit. Hetimet mbi ngjarjen vijojnë, për të zbuluar nëse gruaja është larguar vërtet duke braktisur fëmijët.

Njoftimi i policisë:

U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen A. Sh., 30 vjeçe, banuese në Lezhë, pasi ka kallëzuar ish-bashkëshorti i saj, se ajo ka braktisur 3 fëmijët e tyre të mitur dhe është larguar jashtë vendit.