Një 56-vjeçar është marrë nën akuzë nga Policia, pasi akuzohet se ka strehuar 63 klandestinë të huaj, me qëllim transportimin ilegalisht të tyre drejt vendeve të BE-së.

Aksioni është kryer në Durrës dhe burime zyrtare bënë me dije se i dyshuari, në fshatin Vrrinës, ka një subjekt që kishte në administrim dhe aty ka strehuar 63 shtetas të huaj. Pas kontrolleve rezultoi se ishin në kushte të këqija higjienike. Dyshohet se këta shtetas qëndronin aty me qëllim trafikimin dhe punësimin e paligjshëm.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. M., 56 vjeç, banues në Durrës, i cili në fshatin Vrrinë, Durrës, në subjektin që ka në administrim, iu gjetën të strehuar në ambiente me kushte të këqija higjienike 63 shtetas të huaj, të kombësive të ndryshme, që dyshohet se qëndronin aty me qëllim trafikimin dhe punësimin e paligjshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

Hetimet e mëtejshme i kalë kaluar prokurorisë vendore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.