SPAK ka kërkuar 2 javë kohë për të vendosur nëse do ta mbajë ose jo çështjen ndaj kryetarit të Bashkisë së Libohovës, Leonard Hiden.
Vendimi është marrë për faktin se dyshimet për vepër penalë janë para se Hida të bëhej kryetar Bashkie. Ishte gjykata e Gjirokastrës që e shpalli moskompetencen dhe solli dosjen në GJKKO për Hiden.
Nga ana tjetër, në lidhje me akuzat Hide tha për mediat se kur kandidoi për kryetar Bashkie nuk kishte dijeni që ishte nën hetim. I pyetur nëse do të japë dorëheqjen u shpreh se do ta mendoj.
Kujtojmë se ai po hetohet për kohën kur ishte shef komisariati në Gjirokastër, ndërsa akuzohet se asokohe ka lejuar mbjelljen e lëndëve narkotike.

