Biznesmeni Elman Abule ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) pas rreth katër orësh marrje në pyetje.

Abule ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, pasi po hetohet për pastrim parash në kuadër të dosjes “Veliaj”.

Pavarësisht interesit të gazetarëve, ai nuk ka dhënë asnjë deklaratë, ndërsa ende nuk dihet saktësisht tematika e pyetjeve që iu drejtuan gjatë qëndrimit të tij në prokurori. Hetimet për këtë çështje vijojnë.