Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, Ajola Xoxa është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK).
Xoxa ka mbërritur në ambientet e SPAK në kuadër të respektimit të masës së sigurimit “detyrim paraqitje”, të caktuar ndaj saj nga gjykata.
Kujtojmë që ajo u mor e pandehur së bashku me Erion Veliaj, ndaj të cilit rëndon akuza e korrupsionit, pastrim parave, fshehje e pasurisë dhe futjes e sendeve të paligjshme.
Ndaj kryebashkiakut Veliaj dhe bashkëshortes së tij, SPAK ngre dyshime për përfshirje në një skemë komplekse të pastrimit të parave, ndërkohë që vetë Veliaj ka mohuar çdo akuzë, duke e konsideruar çështjen si të motivuar politikisht.