Monika Kryemadhi foli sot për mediat jashtë ambienteve të SPAK. Kryemadhi u paraqit sot për njohjen e akuzës në SPAK.
Ajo tha se firmosi që nuk është dakord me akuzat dhe se për këtë ajo do të ndjekë gjithë procedurat e parashikuara nga ligji. Më pas Kryemadhi u ndal tek akuzat e SPAK ndaj nënës së saj, Fatime Kryemadhit, për të cilën tha se akuzohet që ka pastruar paratë që i jepte çifti Meta.
“E kanë quajtur pastruese, sepse mamaja ime më ka ndihmuar mua për të pastruar veprën penale, pastruese e kanë quajtur. Mamaja ime ka blerë shtëpinë e vetë dhe pretendohet se ka blerë shtëpinë me paratë që i kam dhënë unë”, tha Kryemadhi.



