Deputetja Marjana Kaçeku ka bërë një reagim të fortë ditën e siotme në rrjetet e saj sociale, ku i drejtohet me një mesazh fisit Bajraj. Ajo kërcënon se nëse familjarëve të saj i preket qoftë dhe një fije floku, do i shkatërrojë. Nuk dihet nëse Koçeku apo ndonjë familjar i saj kanë marrë ndonjë kërcënim së fundmi nga fisi Bajrjaj, apo nga një person tjetër.

“Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën”, shkruan Koçeku.

Kujtojmë se deputetja vendosi të largohej nga Partia Socialiste duke dalë si e pavarur, teksa së fundmi ka patur reagime të forta kundër qeverisë dhe grupit socialist. Madje, ajo i sfidoi të majtët që të çonin vendin në zgjedhje të parakohshme, pasi iu kërkua të dorëzonte mandatin, me arsyetimin se e kishte fituar nga listat e mbyllura, me logon e PS.