Ish-deputetja e PS, Marjana Koçeku ka bërë thirrje për mbrojtjen e lumit të lumit të Currajve në Nikaj-Mërtur nga betonizimi për shkak të ndërtimit të digave.
Në një postim në Facebook , “Neomalësorja” u bën apel organizatave mjedisore, banorëve dhe aktivistëve të gjelbër të organizohen për mbrojtjen e kësaj pasurie natyrore para se të jetë shumë vonë.
Kujtojmë se deputetja vendosi të shkëputej nga Partia Socialiste për të dalë e pavarur, madje duke dalë hapur kundër kësaj force politike dhe kryeministrit Edi Rama.
Postimi i plotë:
Sot mora vesh që lumi i Currajve në Nikaj-Mërtur po cenohet nga betonizimi dhe ndërtimi i disa digave. Kjo nuk duhet me u leju. Banorët e zonës duhet ta mbrojnë para se të jetë vonë. Çdo ndërhymje në atë lumë të egër asht i pajustifikueshëm.
U baj thirrje organizatave mjedisore, banorëve, aktivistëve të gjelbër, të organizohen dhe ta kenë në vëmendje nji pasuni natyrore siç asht lumi i Currajve në Nikaj-Mërtur. Nuk ka pasë ndonjëherë kohë ma të mirë për me vepru!

