Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ditën e sotme ka zhvilluar një takim elektoral me qytetarët në Laprakë.

Ai ka akuzuar kryeministrin Rama se nuk ka limite dhe fyen qytetarët duke i quajtur autikë dhe çyryk.  Sipas tij nëse do të donte të kishte një karrierë do të bëhej si kreu i qeverisë dhe lideri i Partisë Demokratike.

Në përfundimin e fjalimit të tij, Lapaj u shpreh se ishte i bindur se shqiptarët në 12 maj do i jepnin rreth 300 mijë vota.

“Rama pa limite , fyen qytetarët autike e çyryke. Po të doja karrierë do bëhesha si ata. Ai u degdisi burrat, mbledh gratë për një copë bukë. Në 12 maj besoj se shqiptarët do na japin rreth 300 mijë vota.” tha Lapaj