Në emisionin “Breaking” u diskutua sot video e rëndë e publikuar nga një ministër izraelit, ku tregohej mënyra çnjerëzore e trajtimit të aktivistëve të ndaluar, teksa po tentonin të dërgonin ndihma në Gaza.
Aktivistja shqiptare në Izrael, Jeta Gani ka bërë një deklaratë të fortë teksa tha se kjo mënyrë trajtimi ëhstë e justifikuar pasi ata kishin hyrë në territori ne Izraelit pa leje. Ajo shkoi dhe më tej, teksa tha se e kështu janë trajtuar shqiptarët që shkonin si emigrantë të paligjshëm në Greqi, apo nëse shtetas nga Kosova do ngrinin flamurin shqiptar në Serbi.
Pjesë nga debati:
Jeta Gani: “Në rast se kosovarët shkojnë dhe ngrenë flamurin shqiptar në Serbi çfarë mendoni se do të ndodhe? Patjetër që dhe serbët do ishin në të drejtën e tyre t’i trajtojnë kështu siç po trajtohen këta persona në video. Këto kanë ndodhur edhe me shqiptarët, kështu janë trajtuar nga Greqia. Më dhemb shpirti që ka shqiptarë aty por ama çdo shtet ka rregullat e veta. Përse erdhën në Izrael këta njerëz? Ata nuk e duan Izraelin, kanë vetëm urrejtje për Izraelin. Kanë bërë sharje, prandaj janë trajtuar ashtu. Janë njerëz që kanë hyrë pa leje.”
Indrit Vokshi: “Ndryshoni qëndrimet dhe mos bëni krahasime të tilla sepse janë vetëdenoncuese. Edhe Serbia dhe Greqia në momente të caktuara kanë bërë gjenocid. Evropa dhe bota kanë shpikur manuale trajtimi për emigrantët e paligjshëm dhe nuk është kjo mënyra e duhur. Mos mbështesni këtë narrativë. Nëse doni të jeni politikanë të qytetëruar ndiqni këto manuale. Drejtuesit e Izraelit duket se nuk duan të jenë të qytetëruar. Ky ministër që ka publikuar videon, më parë ka dalë me pistoletë në rrugë kundër civilëve. Ka njerëz në Izrael që nuk ndjejnë kënaqësi nga poshtërimi i kundërshtarëve, që janë njerëz të qytetëruar.”
Jeta Gani: “Ishte qesharake të thuash që Izraeli nuk është qytetërim perëndimor. Unë jam me fat që jeta më ka çuar në Izrael Do dëshiroja që Shqipëria të forcojë lidhjet me Izraelit dhe të ndryshojë këto ideologji primitive. Izraeli ka shumë për t’u mësuar shqiptarëve, sepse është shtet demokrat që në asnjë vend tjetër nuk ekziston. Më vjen keq për këto ideologji që kemi. Faleminderit Edi Ramës që ka hapur dyert e Shqipërisë për Izraelin, sepse Shqipëria do ketë vetëm të mira. Unë jam krenare që jam izraelite. Këto mesazhe jam e detyruar t’i jap nga lufta.
Indrit Vokshi: “Shqiptarët duhet të mësojnë nga vlerat që Zoti ka shpallur për trajtimin e njeriut. Nuk mëson nga asnjë shtet tjetër, vetëm nga Zoti. Izraelitët janë të mirëpritur për të vizituar Shqipërisë dhe Shqipëria duhet të mbetet vend i hapur siç është. Ne e kemi provuar vetë si është të jesh i manipuluar dhe ka momente kur të hapen sytë. Prandaj nuk mund të heshtim dhe të mos dënojmë këtë fenomen që po e dënon e gjithë bota.“
