Ditën e sotme të ftuar në Breaking për të folur për ngjarjet më të fundit politike konkretisht dosja “Balluku” ishin të ftuar analistët Albatros Rexhaj dhe Shemsi Prençi.

Gjatë diskutimit në studio lidhur me cështjen të ftuarit janë përplasur verbalisht me njëri tjetrin.

Gjatë debatit Prençi është shprehur se nëse provat për Belinda Ballukun do të bëheshin publike të gjithë shqiptarëve do tu vinte turp që kanë patur një zv.kryeministre si ajo. Kësaj deklarate Rexhaj i është përgjigjur që është një cështje më vete dhe nuk mund ta gjykojnë nga ky aspekt ndërkohë që Prençi e ka akuzuar si avokat të Ballukut dhe e quajtur një “avokat të paaftë” pasi ajo nuk mund të mbrohet nga askush.

Prençi: Nëse do të publikoheshin provat, të gjithë shqiptarëve do tu vinte turp që kanë patur një zv.kryeministre si Belinda Balluku.

Rexhaj: Kjo është cështje tjetër, komplet tjetër.

Prençi: Albatros meqenëse ke informacion uroj mos të bëhen publike ca ka bërë Balluku. Ajo do të merret e pandehur për pastrim të produkteve të veprës penale.

Rexhaj: S’mund ti bëjmë gjyq Belindës tani, as deputetët në parlament si bëjnv dot se nuk e kanë atë kopetencë ti bëjnë gjyqin. Nuk meresh dot me Belindën sepse nesër mund të jesh ti në vend të saj.

Prençi: Nuk e mbron dot Albatros nuk e mbron dot as ti askush, je avokat i paaftë, ti dhe avokatët e tjerë që keni marrv përsipër të mbroni hajdutët e Shqipërisë nuk e mbron dot.