Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Brampton të Kanadasë, ku shqiptarja 29-vjeçare Savannah Kulla u ekzekutua me armë zjarri në një parking të një qendre tregtare. Sipas mediave lokale, ngjarja ndodhi të martën rreth orës 14:00 në një parking.
Nëna e Savannah-s, Karen Kulla ka rrëfyer momentet e fundit të vajzës së saj. Ajo tregoi se Savannah kishte shkuar për të takuar ish-partnerin e saj, 38-vjeçarin Anthony Deschepper, i cili kishte kërkuar të kalonte disa orë me vajzën e tyre 17-muajshe.
“Thjesht nuk mund ta besoj që ajo nuk është më. Ishte kaq e bukur, shumë e ndjeshme dhe e zgjuar. E donim shumë,”– tha nëna mes lotësh.
Karen shtoi se Savannah ishte nënë e katër fëmijëve dhe kishte ndarë rrugët me Deschepper disa muaj më parë.
“Më tha rreth një muaj më parë: ‘Nëse qëndroj me të, ai do të më vrasë’,”– tregoi nëna.
Sipas dëshmisë së saj, ngjarja nisi pas një debatit për një çantë me pelena.
“Dëgjova që ai i tha: ‘Më duhet çanta e pelena’, dhe ajo iu përgjigj: ‘Do ta marr unë’. Ai iu kthye: ‘E harrove çantën e mallkuar të pelena’ dhe më pas dëgjova tre të shtëna,”- tha Karen.
Pas ngjarjes, autoritetet u përballën me autorin, i cili u qëllua për vdekje nga policia gjatë një përpjekjeje për arrestim. Mësohet se Deschepper kishte precedentë penalë dhe ishte në kërkim për sulme me armë zjarri në vitin 2023. Nëna tha se Savannah kishte frikë nga ish-partneri, por besonte se ai nuk mbante më armë.
“I thashë: ‘Më premto se nuk ke armë’. Ajo më tha: ‘Jo mami, nuk ka armë’. E di që ishte gabim,”– tha Karen.
Gjithashtu, nëna tregoi se ish-partneri e kishte ngacmuar vazhdimisht në telefon, aq sa Savannah kishte ndryshuar numrin disa herë, por ai vazhdonte ta shqetësonte.
“E telefononte qindra herë në ditë. Ndonjëherë ajo i përgjigjej vetëm për t’i thënë ‘më lër rehat’,” përfundoi ajo.
Policia kanadeze po vijon hetimet për këtë ngjarje të rëndë, ndërsa komuniteti shqiptar në Kanada ka shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen tragjike të Savannah Kulla.