Kryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu, ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke përcjellë mesazhe paqeje, mirësie, solidariteti dhe harmonie.
“Paqe, mirësi dhe begati në familjet tuaja”,tha ai në një video-mesazh të publikuar në rrjetet sociale.
Ai thekson se kjo festë na kujton vlerat e sakrificës, përkushtimit ndaj Zotit dhe kujdesit për njëri-tjetrin, veçanërisht për familjet, të moshuarit dhe njerëzit në nevojë.
Gjithashtu, ai bën thirrje për më shumë mirëkuptim duke uruar që kjo festë të sjellë begati, shëndet dhe gëzim në çdo familje shqiptare!
