Ish-kryeministri dhe kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë thirrje për protestë kundër asaj që ai e cilëson si censurë nga kryeministri Edi Rama, pas bllokimit të aplikacionit TikTok në Shqipëri.

Në një deklaratë publike, Berisha tha se vendimi për ndalimin e këtij rrjeti social është marrë për arsye politike dhe për të kufizuar fjalën e lirë të të rinjve shqiptarë. Ai u shpreh i bindur se më 12 maj TikTok do të rikthehet në telefonat e qytetarëve, duke e quajtur vendimin e qeverisë një “mega-krim” ndaj lirisë së shprehjes.

“Edi Rama censuron TikTok-un, mjetin më modern të komunikimit, për arsye të pastër politike. Të gjithë nxënësit, gjimnazistët dhe të rinjtë duhet të ngrihen në mbrojtje të fjalës së lirë. Më 12 maj, TikTok do të rikthehet në telefonat tuaj,” – tha Berisha.

Ai u bëri thirrje të rinjve të marrin pjesë masivisht në një protestë të planifikuar për nesër, në orën 19:00, në sheshin “Skënderbej” të Tiranës, për të kundërshtuar këtë vendim të qeverisë.

Ky reagim i Berishës vjen pas vendimit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për të ndaluar TikTok-un në Shqipëri, me argumentin se rrjeti social mund të dëmtojë të miturit dhe të shpërndajë përmbajtje të rrezikshme