Këtë të hënë, Sekretariati i Etikës do të mblidhet për të shqyrtuar dy kërkesat e paraqitura nga mazhioranca dhe opozita, lidhur me përjashtimin e tre deputetëve që përdorën fjalë dhe tone fyese në seancën plenare të së enjtes së kaluar.
Kërkesat janë për tre deputetët: Taulant Balla, Klevis Balliu dhe Gazment Bardhin.
Demokratët kërkuan përjashtimin e Taulant Ballës me 60 ditë për fjalët ndaj deputetes së PD-së Albana Vokshi.
Ndërsa PS kërkon përjashtimin me 10 ditë për Gazment Bardhin, i cili po ashtu përdori gjuhë të papranueshme në Kuvend si dhe 30 ditë për Klevis Balliun që tentoi të godiste kreun e grupit të PS-së.
