Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel u zhvillua tema lidhur me “gafat” e deputetëve në Kuvendin Shqiptar. Gafa në fjalë është e deputetes së PS, Zegjine Çaushi e cila ngatërroi shifrat. Video kjo e cila bëri xhiron e rrjetit duke u bërë dhe meme. Këtyre “memeve” deputetja iu është përgjigjur që “do vazhdojë të japi ushqim pë pseudoportalet pasi me ato mbahen”.
Gazetari Alfred Lela në një lidhje të drejtpërdrejtë ka dhënë mendimin e tij duke bërë dhe krahasimin me ish-deputetin e PD, lapsusi i njohur 7×7 bëjnë 42, duke thënë se Zegjineja bëri gafë dhe Basha nuk është injorant por bëri lasus nga shpejtësia jo gafë nga padituria.
Alfred Lela: Janë megafon lexojnë tekste që si krijojnë vetë. Nuk flasin në kohë të tyre. Kjo zonja ka seri gafash, mund të bëhet serial me gafat e saj dhe kishte dhe ish-deputet të PD, ka budallenj apo injorant nga ato dy anë. Zonja Çaushi është deputete e linjës së parë, për gafën e zotit Basha nuk ishte gafë, ishte lapsus shpejtësie, jo gafë. Duhet bërë dallim mes të përzgjedhurit dhe aksidentalit. Ajo nuk e shqipton dot fjalën institucion e thotë insticion.
