Kryeministri Edi Rama është ndalur sot të flasë në lidhje me buxheti ne ri të miratuar të qeverisë.

Rama ka njoftuar se nga 1 janari 2026 do rritet paga minimale e cila tashmë do të jetë 500 euro. Rama shtoi se synimi është që paga minimale do të arrijë 700 euro.

“Pjesën e luanit në projektbuxhetin 2026 që ka shkuar në Parlament e zënë pensionet për të cilët e nisim vitin e ardhshëm me 100 mln euro shtesë përveç indeksimit.

Por, nga 1 janari 2026 do rritet edhe paga minimale për 307.850 punonjës që do marrin shumën e premtuar 500 euro paga minimale, e cila do të jetë e para, por jo e vetmja e këtij mandati, ku paga minimale do të arrijë 700 euro. Qeveria do të subvenciojë për një periudhë 9 mujore me 90 mln euro edhe shtesën e kostove të sigurimeve për të punësuarit në sektorin privat”, tha Rama.