Kryeministri Edi Rama ka shpalosur programin e mandatit të katërt, gjatë asamblesë së Partisë Socialiste.

Mbyllja e negociateve për anëtarësimin në Bashkimin Europian brenda 27 muajve, ratifikimi i vendit në parlamentet e vendeve anëtare të BE-së si dh ngritja e flamurit shqiptar në Bruksel, ishin pikat kyçe që Rama përmendi.

Sipas Ramës, këto janë 3 majat që duhen kapur, “për të realizuar ngjitjen e nisur kahhershëm të Shqipërisë për në shtëpinë e familjes së saj”.

“Programi ri qeverisë nuk ka qenë kurrë më i qartë dhe konkret. Misioni i bashkimit nuk ka qenë kurrë më konkret dhe i pasqyruar në program se sot. Detyra jonë si mazhorancë nuk ka qenë kurrë më e qartë se në këtë mandat të 4 të PS për Shqipërinë 2030. Të mbyllim negociatat në 27 muajt e ardhshëm, të mundësojmë deri në fund të mandatit ratifikimin në 27 parlamentet e vendeve anëtare, të ngremë deri në fund të dekadës flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në Bruksel. Këto nuk janë 3 stacione, por 3 majat që duhen kapur njëra pas tjetrës në kohë për të realizuar ngjitjen e nisur kahhershëm të Shqipërisë për në shtëpinë e familjes së saj, të fatit të shkruar të së ardhmes së saj. Kapja e tyre nuk është as e shkruan nga fati apo Zoti, ndodh nga puna durimi e vendosmëria i 400 e kusur njerëzve që janë sot në këtë sallë. Yjet e fatit janë rreshtuar si kurrë asnjëherë në favorin e Shqipërisë.”- tha Rma.