I ftuar në “Ftesë në pesë” me Bieta Sulon, avokat Spartak Ngjela ka folur si rrallë herë për familjen e tij.

Ndërsa ka kujtuar përmes fotografive të atin, ish ministrin e atëhershëm në komunizëm, Kiço Ngjela, ai ka rrëfyer edhe për vitet e burgut. Për 7 vjet me radhë ai ka ndarë të njëjtën qeli me të atin. Ngjela ka folur edhe për vëllnë e tij, Sokolin, i cili nuk jeton më. Avokati tha se ai humbi jetën nga alkooli dhe kanceri, duke lenë një peng për të dhe të motrën. Lidhur me këtë fundit, ai tha se Shpresa përherë ka qenë më superiore se ai dhe sot është i vetmi njeri që i ka mbetur!

Jeta personale e avokatit nuk kaloi pa u diskutuar. Ai foli për dashuritë e tij duke treguar se që kur ishte 19 vjeç provoi ndjenjën e parë. I pyetur nga Bieta nëse e ka peng mungesën e një fëmije, ai tha se kur doli nga burgu ishte 40 vjeç, e sipas tij mund të vdiste në çdo moment.

“Mendova si shkrimtar, nuk doja të lija fëmijë jetimë”, u shpreh avokati./ Top Channel

Ndiq emisionin e plotë: