Ish-presidenti Ilir Meta ka kallëzuar drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose për ‘shpërdorim detyre’. Kallëzimi i është drejtuar Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, raporton për Top Channel, Anila Hoxha.

Ja kërkesat e plota të Ilir Metës:

  • Regjistrimin e procedimit penal;
  • Hetimin e plotë të veprimeve dhe mosveprimeve;
  • Verifikimin e përgjegjësisë penale të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Klevis Qose, pasi nga tërësia e veprimeve të tij ai ka konsumuar veprat penale:
  • Shpërdorimi detyrës parashikuar nga neni 248 KP
  • Kryerja e veprimeve arbitrare parashikuar nga neni 250 KP
  • Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme parashikuar nga neni 251 KP
  • Shkelja e barazisë së shtetasve parashikuar nga neni 253 KP