Agrona Shehaj është politikani që ka zgjedhur të bëjë fushatë ndryshe këtë herë, në zgjedhjet parlamentare.
Teksa e kemi parë si bankier apo edhe si shitës buke, këtë herë Shehaj ka publikuar një video të re, ku shfaqet në rolin e kasierit në një supermarket. Ai shihet teksa kalon produktet e klientëve në kasë, ndërsa nuk i kursena dhe batutat.
Në fund, ai zhvillon dhe një bisedë me vajzën që punon në atë pozicion, e cila është një studente infermierie, me premisa për t’u larguar nga vendi. Shehaj i thotë vajzës se nuk mund ta pengojë të largohet, por ama shpreson që në të ardhme Shqipëria mos jetë në atë gjendje që ta detyrojë vajzën të largohet.
“Sot nuk fola nga podiumi, por nga arka e një supermarketi. Sepse gjëja më elementare që duhet të guxojë një politikan është t’i shikojë njerëzit në sy. Kjo ishte një mundësi. Një detyrim. Një nder.”– shkruan Shehaj krah videos.



